Në seancën maratonë të kësaj të premteje, të fundit për këtë session parlamentar, u miratua projektligji për prodhimin e armëve.
Projektligji u kalua me 76 vota pro dhe 20 kundër dhe parashikon krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarak.
Sakaq në seancë nuk arriti të miratohej rritja e pagave të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese pasi nuk u siguruan 84 votat e nevojshme.
Ne parim iishin 74 vota pro dhe 1 absentim. Rritja e pagave nuk u miratua për të disatën herë në parlament pasi nuk u siguruan votat nevojshme.
Sa i takon raportve për komisionin e TIMS, parlamenti votoi me votat e maxhorancës, raportin e PS për Komisionin e Tims. Raporti u miratua me 76 vota pro.