I vodhi çantën dhe sendet personale një 67-vjeçari, përfundon në pranga 39-vjeçari në Elbasan

Shqipëria

I vodhi çantën dhe sendet personale një 67-vjeçari, përfundon në pranga 39-vjeçari në Elbasan

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 09:57
Policia

Elbasan

I vodhi çantën e dorës, një shtetasi, brenda së cilës kishte sende personale dhe 2 aparate celulare, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari .

Sekuestrohen çanta me sendet personale, të cilat u gjetën të fshehura, gjatë kontrollit në banesën e 39-vjeçarit.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas administrimit të kallëzimit të një shtetasi, se në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, i kishin vjedhur çantën e dorës, brenda së cilës kishte sende personale, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin:

E. L., 39 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore 39-vjeçari, më datë 23.07.2024, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, i ka vjedhur çantën e dorës një 67-vjeçari, brenda së cilës kishte sende personale dhe 2 aparate celulare.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. L., gjetën të fshehura dhe sekuestruan çantën me sende personale, të 67-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat