Një javë pas atentatit në Memaliaj, Balla mbledh strukturat e policisë së qarkut

Shqipëria

Një javë pas atentatit në Memaliaj, Balla mbledh strukturat e policisë së qarkut

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 14:45
Taulant Balla

Një javë pas atentatit me tre të vrarë në Memaliaj, ministri Balla ka zhvilluar një takim me strukturat e policisë në Gjirokastër, Tepelenë dhe Memaliaj.

Burime për Euronews konfirmuan se Ministri i Brendshëm është informuar nga Drejtori i DVP Gjirokaster Ardian Çipa me problematikat dhe masat e marra për ruajtjen e rendit publik në këtë qark.

Pritet njoftim nga Ministria e Bredshme mbi ato çfarë u ka thënë apo kërkuar Ministri i Brendshëm strukturave të Policisë në Memaliaj një javë pas ngjarjes së rëndë në këtë qytet.

Tre të vrarë dhe një i plagosur ishte bilanci tragjik i atentatit të ndodhur mbrëmjen e 20 Korrikut. Objektivi i atentatit ishte babai i Adriatik Kalemit, Shyqyri Kalemi. Fatkeqësisht nga të shtënat me armë humb jetën edhe dy persona të pafajshëm, kamarieri i lokalit Gledian Mukja dhe klienti Marsel Çela, ndërsa i plagosur mbeti Artur Kalemi, vëllai i Shyqyriut.

Shyqyri Kalemi është babai i Adriatik Kalemit, të afërm të Aleksandër Sadikaj, i cili mbeti i vrarë në atentatin e ndodhur me tritol te rrethrrotullimi i Saukut në vitin 2022.

Dyshohet se pas ekzekutimit të Aleksandër Sadikaj, Adriatik Kalemi, mund të ketë pasur gisht në organizmin e vrasjes së biznesmenit nga Saranda, Edmond Papa në shenjë hakmarrje për të afërmin.

Pas vrasjes së biznesmenit, në një hark kohor prej disa muajsh, Adriatik Kalemit i janë bërë dy atentate në Greqi për ta eliminuar fizikisht.

Atentatit i ka shpëtuar dhe vëllai i Adriatikut, Zamir Kalemi, ndaj automjetit të të cilit u qëllua me breshëri plumbash në afërsi të mbikalimit të Selitës në Tiranë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat