Sezoni turistik, ja çfarë po ndodh në portin e Durrësit

Shqipëria

Sezoni turistik, ja çfarë po ndodh në portin e Durrësit

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Sezoni turistik ka shtuar fluksin e pasagjerëve në Portin e Durrësit.

Sipas informacioneve deri tani kanë arrdhur 3 tragete, 2 të linjës Bari -Durrës dhe 1 i linjës Ankona -Durrës, të cilët sollën 3090 pasagjerë dhe 910 automjete.

Fluksi pritet të vijojë edhe në mbrëmje, ku priten të mbërrijnë edhe 2 tragete të tjerë nga porti i Barit që pritet të sjellin rreth 2500 udhëtarë e 650 automjete.

Edhe gjatë ditës së djeshme, në portin e Durrësit ka pasur fluks të pasagjerve, ku kanë zbarkuan 4364 udhëtarë dhe 1566 automjete.

Në shërbim të këtij fluksi funksionojnë 28 sportele, ndërsa tragetet vazhdojnë me lundrim të dyfishtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat