Ndezi zjarr për të pastruar ambientin rreth banesës, por flakët dolën jashtë, arrestohet 33-vjeçari në Lezhë

Shqipëria

Ndezi zjarr për të pastruar ambientin rreth banesës, por flakët dolën jashtë, arrestohet 33-vjeçari në Lezhë

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 17:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 33-vjeçari banues në Rrilë, Lezhë ka rënë në pranga pasi u vuri flakën një sipërfaqe pylli. 

A.D., ndezi zjarr për të pastruar ambientin rreth banesës, por si pasojë e erës së fortë zjarri i doli nga kontrolli.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë shkuar menjëherë në vendin ku kishte rënë zjarr dhe bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat