Rëndohet situata me zjarret në Malin e Rrencit dhe të Shëngjinit.
Për shkak të erës dhe terrenit malor, ka një përhapje të flakëve, ndërsa në terren ndodhen forcat zjarrfikëse, por edhe ato të pyjores.
Ekipet zjarrfikëse po mundohen të izolojnë flakët, edhe pse është një terren i vështirë.
Më herët është bërë thirrje për ndërhyrje nga ajri.