Komisioni i Ligjeve i kërkoi presidentit të republikës, Bajram Begaj autorizim paraprak për të hyrë në fuqi ndryshimet menjëherë sapo u votuan mbrëmë.
Kjo duke i hapur rrugë KQZ-së që të nisë proçedurat për emigrantët.
Euronews Albania ka mësuar se Bajram Begaj nuk e ka pranuar këtë ftesë të Kuvendit dhe ka kërkuar që ligji të kalojë procedurat normale të dekretimit.
Burime pranë Presidencës pohojnë se Begaj ka marrë në konsideratë kundërshtitë publike të disa aktorëve për marrëveshjen, mungesën e konsesusit të plotë parlamentar si dhe ndjeshmërinë e lartë publike për çështjen.