Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, ku do të mbahet Kongresi i Partisë Socialiste.
Delegatët e kongresit do të zgjedhin 156 anëtarët e Asamblesë së re nga 350 anëtarë që ka ky forum, pasi një pjesë zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve në mbartin në nivel qëndror dhe lokal.
Punimet e Kongresit do të jenë një gërshetim mes punëve të qeverisë dhe partisë. Veç kryeminisrit Rama që do të mbajë fjalim, pjesë e folësve do të jenë edhe disa eksponente të tjerë te qeverisë dhe partisë, për t’u ndalur në 3 fusha: mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe punët e brendshme të partisë.
Në punimet e Kongresit pritet të prezantohet dhe platforma për zgjedhjen e deputetëve për 2025-ën.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm një njoftim në faqen e tij në Facebook, ku lajmëron mbledhjen e Kongresit.
“MIRËMËNGJES me kongres
Të diel të bukur të gjithëve”, ka shkruar Rama në faqen e tij në Facebook.