Gjykata e Korçës ka lënë në burg pa afat 83-vjeçarin Agim Shkullaku, i akuzuar për plagosje të rëndë me dashje.
83-vjeçari nga fshati Stropckë vetëm pak ditë më parë pas një sherri që ka patur me djalin e tij, 47 vjeçarin Përparim Shkullaku, ka qëlluar dy herë me çifte në gjoks ndaj tij, duke e lënë të plagosur rëndë.
Organi i akuzës ka kërkuar arrest me burg për të moshuarin, masë e cila është pranuar nga gjykata, ndërkohë që mësohet se avokati mbrojtës edhe për shkak të moshës së Shkullakut, ka kërkuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
47-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës në kryeqytet por jashtë rrezikut për jetën.