Dha dorëheqje nga pozicioni i kryetares së Kuvendit, Nikolla shfaqet krah Ramës në Kongresin e PS-së

Shqipëria

Dha dorëheqje nga pozicioni i kryetares së Kuvendit, Nikolla shfaqet krah Ramës në Kongresin e PS-së

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 12:09
Nikolla shfaqet krah Ramës në Kongresin e PS-së

Fill pas dorëheqjes, në sallën e Pallatit të Kongreseve, ka rënë në sy ish-kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila është shfaqur përkrah kryeministrit Edi Rama në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialiste.

Ndërkohë tashmë do të startojnë 3 sesionet e Partisë Socialiste e në përfundim pritet të zgjidhen anëtarët e rinj të Asamblesë.

Një nga çështjet kryesore të diskutimeve për partinë që do të mbahet në fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të PS do të jetë rienergjizimi dhe anëtarësimet e reja.

Gjithashtu Rama pas miratimit të Kuvendit për votën e emigrantëve, pritet t’i kthehet edhe njëherë tureve jashtë vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat