Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Kongresit të PS njoftoi 4 ndryshime në kabinetin qeveritar, mes tyre edhe ministrin e Mbrojtjes, post të cilin e mbante Niko Peleshi.
Në krye të dikasterit të Mbrojtjes Rama propozon Pirro Vengun, i cili deri tani ka mbajtur postin e Drejtorit të Portit Durrës.
Pirro Vengu ka mbajtur poste të rëndësishme gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.
Ai ka qenë edhe drejtori i Antikorrupsionit në Kryeministri. Po ashtu Vëngu ai ka mbajtur më parë edhe postin e shefit të kabinetit në ministrin e Jashtme që dikur drejtohej nga Ditmir Bushatit.
Ndryshimet
– Niko Peleshi- Drejtim i Grupit Parlamentar PS
– Taulant Balla – Minister Shteti per Marredhenie me Parlamentin
– Minister i Brendshem – Ervin Hoxha
– Minister i Financave – Petrit Malaj
– Minister i Mbrojtes – Pirro Vengu