Votimi për Asamblenë, Klosi: Sot numërohen në total mbi 1 mijë anëtarë

Shqipëria

Votimi për Asamblenë, Klosi: Sot numërohen në total mbi 1 mijë anëtarë

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 17:50
Blendi Klosi

Partia Socialiste mblodhi sot organin më të lartë vendimmarrës për të përmbyllur kështu procesin e rienegjizimit të partisë.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi ka folur për mediat pas votimit për Asamblenë e re Kombëtare të socialistëve, ku u shpreh se sot numërohen në total mbi 1 mijë anëtar në parti, ndërsa shtoi se e rëndësishme është fitorja e mandatin e katërt.

“Me këtë masë anëtarësh të gjithë janë të mirëpritur. Është një proces në shërbim të fitores së zgjedhjeve të ardhshme.

Në pak vite kam qenë në disa qarqe dhe drejtimi është një nga funksionet. E rëndësishme është fitorja e mandatit të katërt, një fitore spektakolare.”, u shpreh klosi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat