Ndryshimet në qeveri, Këlliçi: Rama shuplakë Veliajt, ia largoi të gjithë aleatët

Shqipëria

Ndryshimet në qeveri, Këlliçi: Rama shuplakë Veliajt, ia largoi të gjithë aleatët

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi përmes një statusi në rrjetet socialei ka konsideruar ndryshimet në qeveri, si shuplakë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ai shkruan se të gjithë ata aleatë të ngushtë politikë të Veliajt, u degraduan nga Rama.

Reagimi:

‘Spostimin’ e Veliajt nga postet e sigurta drejtuese në PS, Këlliçi e lidh me faktin se kryebashkiaku i Tiranës nuk i ka punët mirë në radhët e partisë, edhe për shkak të përfshirjes së tij në skandalin e incineratorit të Tiranës dhe Dosjen ‘5D’.

Taulant Balla, si shok i ngushtë dhe aleat politik i Veliajt, sot kryu punë dhe u degradua politikisht!

Bled Çuçi, që mori publikisht në mbrojtje Veliajn para pak ditësh në emër të Grupit të PS, u degradua përfundimisht!

Ermonela Felaj, që u mbylli mikrofonin Deputetëve të PD kur i bënin pyetje Dumanit për Veliajn, u godit si shokët!

Ervin Mete, pasuesi i Veliajt në G99 dhe promovimi i tij personal, u zhduk pa asnjë gjurmë!

Fatmir Xhafaj, Deputeti i 5D, komunist dhe mentori i Veliajt, që ishte mprehur për të disatën herë për tu rikthyer si Ministër Drejtësie, do vazhdojë mprehjen, sërish i dhj… por krenar!!!

Me sa duket Erion Veliaj, pronari faktik i inceneratorit Tiranë dhe kreu i Grupit të Strukturuar Kriminal 5D, i ka punët shumë mirë!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat