Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 9 anëtarët e një familjeje në Borsh

Shqipëria

Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 9 anëtarët e një familjeje në Borsh

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Njësia Speciale e Kufirit Delta dhe Njësia Policore Detare në SPK Borsh ndihmuan 9 shtetas nga Tirana.

Atyre u rrezikohej jeta në mjetin lundrues që kishte pësuar defekt në det.

Sipas informacioneve të policisë, familjarët kishin dalë së bashku për guidë turistike në këtë zonë.

Të nëntë shtetasit u transportuan me mjetin e Njësisë Speciale Delta në Portin e Sarandës, në gjendje të mirë shëndetësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat