Plagosi me thikë një person, arrestohet 17-vjeçari në Vlorë

Shqipëria

Plagosi me thikë një person, arrestohet 17-vjeçari në Vlorë

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

17-vjeçari që plagosi me thikë një person ditën e shtunë është arrestuar pasditen e së shtunës në Vlorë.

Sipas informacioneve të policisë, i lënduari, 38-vjeç, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Në vijim të veprimeve proceduriale, lidhur me informacionin paraprak të dhënë ditën e djeshme, arrestoi shtetasin e mitur 17 vjeç, banues në Vlorë.

Ppasi gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, plagosi me thikë shtetasin 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në deklaratën e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat