Ndryshimet në qeveri, Kuvendi i Shqipërisë mblidhet ditën e nesërme në seancë të jashtëzakonshme

Shqipëria

Ndryshimet në qeveri, Kuvendi i Shqipërisë mblidhet ditën e nesërme në seancë të jashtëzakonshme

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 19:16
Foto ilustrim

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e nesërme në një seancë të jashtëzakonshme për të miratuar ndryshimet në qeveri, të propozuar sot nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS.

Të gjitha ndryshimet që prezantoi Rama

Elisa Spiropali – lë postin e ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Emërohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës

Taulant Balla – Largohet nga posti i ministrit të Brendshëm – Emërohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin – Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali

Ervin Hoxha emërohet Ministër i Brendshëm – Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla. Hoxha aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së

Petrit Malaj – Emërohet Ministër i Financave – Post i mbajtur deri sot Ervin Mete. Malaj aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së

Pirro Vëngu –Emërohet  Ministër I Mbrojtjes  – Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi! Vëngu aktualisht mbante postin e Drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit

Bledi Çuçi –  Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS –  Emërohet Nënkrytetar i parlamentit, post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj.

Niko Peleshi – Ikën nga posti i Ministrit të Mbrojtjes – Emërohet kreu i grupit PS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat