Nazarko për ndryshimet në qeveri: Dëshiron të krijojë idenë se PS ka nevojë për…

Shqipëria

Nazarko për ndryshimet në qeveri: Dëshiron të krijojë idenë se PS ka nevojë për…

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 19:44
Analisti Mentor Nazarko

Analisti Mentor Nazarko në një intervistë për një emision televiziv, analizoi ndryshimet në qeveri nga kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, suksesi elektoral i Ramës është vetëm në rritje, ndërsa shtoi se kryeministri dëshiron të krijojë idenë se PS ka nevojë për të rinjtë në parti.

Ndër të tjera Nazarko tha se kreu i qeverisë dha garanci se nuk do të preken reformat e reja të demokracisë.

“Nëse do marrim dhe analizojmë sinjalet që erdhën, zoti Rama dëshiron të krijojë idenë që PS është një organizëm në përshtatje dhe që ka hapësirë për brezin e ri. Ky është një element kryesor, pra përfshirja e të rinjve. Kjo u duk me figurën e Helenës. Ashtu siç u duk me emrat e rinj që do vijnë në politikë. Këto shenja tregojë se partia e drejtuar nga Rama… ndërrohen kuajt e vijës së parë, dhe ai që nuk lëviz është Rama. Suksesi elektoral nga Rama është vetëm në rritje.

Rama nuk ka dhënë ndonjë shenjë që ka ndërmend të tërhiqet shpejt nga politika. Ai e zhvilloi këtë urgjencë nën shenjën e rienergjizimit që vjen nga arritja e disa objektivave.

Kemi stabilizim të forcës së Ramës dhe në një farë kuptimi tregon se s’ka asnjë lloj frike as nga zgjedhjet e ardhshme. Zhvillimi kaq i shpeshtë i këtyre kongreseve është partizimi i jetës sonë publike. Afirmimi i të rinjve, objektivave që u përmendën… E patë si kongresi u shoqëruar me spotet e ministrave që konsiderohen më të suksesshëm”, u shpreh analisti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat