Incident në plazhin e Velipojës, e mitura mbetet e lënduar bie pasi bie nga skafi

Shqipëria

Incident në plazhin e Velipojës, e mitura mbetet e lënduar bie pasi bie nga skafi

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 20:28
Ilustrim

Një vajzë e mitur ka mbetur e dëmtuar ditën e sotme në plazhin e Velipojës pasi dyshohet se gjatë kohës që lundronte me një skaf së bashku me familjen aksidentalisht është rrëzuar.

Raportohet se 8-vjeçarja pasi është rrëzuar ka dëmtuar lehtë këmbën, ndërsa më pas është dërguar në spital për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi D. H., 57 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Policisë Kufitare për veprime të mëtejshme, ndërsa mjeti lundrues skaf është bllokuar nga shërbimet e DVKM Shkodër.

Në plazhin e Velipojës, një shtetase e mitur 8-vjeçare, e shoqëruar nga familjarët e saj, dyshohet se gjatë kohës që lundronin me një mjet lundrues skaf të familjarit të tyre aksidentalisht është rrëzuar dhe ka dëmtuar lehtë këmbën.

Shtetasja e mitur është dërguar në spital për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi D. H., 57 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Policisë Kufitare për veprime të mëtejshme, ndërsa mjeti lundrues skaf është bllokuar nga shërbimet e DVKM Shkodër.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat