SPAK hap telefonin e Ilir Beqajt/ Biseda me Kumbaron e turizmit për dreka dhe pushime

Shqipëria

SPAK hap telefonin e Ilir Beqajt/ Biseda me Kumbaron e turizmit për dreka dhe pushime

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 20:38
Ilir Beqaj

Një nga provat kryesore dhe bindëse të prokurorisë së posaçme për vjedhjen e fondeve të bashkimit evropian ku u përfshirë rezulton edhe vete Ilir Beqaj është telefoni i këtij të fundit.

Në dosjen e SPAK, hetuesit kanë arritur të hapin telefonin tip IPHONE 15 me kod sigurie 4563 I cili është sekuestruar gjatë kontrollit të banesës.

Në këtë telefon Ilir Beqaj rezulton të ketë komunikime ne grup chat me ministren e Turizmit Mirela Kumbaro.

Në bisedat e evidentuara dhe të shkruara në dosjen penale, janë disa komunikime ku ata flasin rreth një artikulli që flet për zëvendësimin e Ilir Beqaj nga Drejtori i Përgjithshëm i SASPAC-ut dhe komunikimet e tjera flasin për takime, për të drekuar, pushime, etj.

Po ashtu janë gjetur edhe e-maile të ardhura nga adresa "[email protected]”, e-mail ne gjuhen angleze dërguar ne drejtim te adresës [email protected], me subjekt "Invitation to the International Tourism Forum of UNWTO and the Ministry of Tourism and Environment of the Republic of Albania, 3-5 April 2023".

Pra SPAK dyshon se në kohën kur janë zhvilluar bisedat në chate mes dy kolegëve të kenë qenë në dijeni mbi projektet në fjalë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat