Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi dha detaje për mënyrën se si do të zgjidhen kandidatët në Asamblenë Kombëtare.

Shqipëria

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi dha detaje për mënyrën se si do të zgjidhen kandidatët në Asamblenë Kombëtare.

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 21:04
Blendi Klosi

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS: Sot do të votohet dhe do të konfirmohet, të kalojë edhe procesin e institucioneve të garancisë statusore dhe të votimit në PS. Besoj se në fund të këtij muaji do të fillojë punën e saj pasi siç e shprehëm edhe sot në Kongres jemi në një proces të fillimit të fushatës zgjedhore, forumi më i lartë është Asambleja Kombëtare. Asambleja Kombëtare do të ketë detyrat dhe vendimmarrjet për sa i përket procesit të përgatitjes zgjedhore për pranverën e vitit të ardhshëm. Kështu që besoj se me urgjencë do ta kemi këtë mbledhje të parë të Asamblesë Kombëtare për të zgjedhur edhe forumet drejtuese të partisë, Kryesinë e re dhe Sekretariatin e ri në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë.

PS është një parti që ndryshimin e ka në bazën e saj të funksionimit ashtu siç e dëgjuar edhe sot nga fjalimet e Kongresit padyshim që ne jemi forcë e madhe 100 mijë anëtarë votuan në procesin një anëtar një votë, pra PS ka sot 100 mijë e 975 anëtarë aktivë dhe në këtë masë të madhe anëtarësh kushdo është i mirëpritur të marrë pozicionet të vazhdojë të drejtojë ose jo, pra është një proces i cili është i gjithi në shërbim të fitores së zgjedhjeve të ardhshme.

Unë jam i nderuar që përfaqësoj qarkun e Vlorës, siç e thashë ne jemi në këto detyra pavarësisht pozicioneve për të kryes misionet tona. Brenda pak viteve unë kam qenë në disa qarqe dhe kjo është detyra që na kanë caktuar forumet e karta kusht që drejtimi i qarqeve është një nga shumë anëtarë të PS që militojnë  në ato qarqe, kryejnë funksione të ndryshme dhe thashë ajo që është e rëndësishme, ajo që folëm sot në kongres gjatë gjithë ditës është fitorja e mandatit të katërt të PS, jo vetëm një fitore, por një fitore spektakolare.

Ne jemi 12 drejtues qarqesh kemi shume detyra për të realizuar, të 12-të ishim në këtë proces që kurorëzoi sot me zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare. Të gjithë drejtuesit politikë ndoqën procesin e ri të energjisimit dhe besoj se rezultati i jashtëzakonshëm i këtij procesi është edhe falë lidership-it të drejtuesve politikë, kështu që bëni pyetje të cilat nuk kanë asnjë kuptim sepse ne jemi në funksion dhe jemi pjesë e grupeve të shkëlqyera të punës në të gjithë PS.

Pozicioni i secilit nga ne është pozicioni i njërit prej shumë anëtarëve të PS në të 12-të qarqet e vendit. Për sa i përket ndryshimeve në qeveri janë eskluzivitet i kryeministrit. Ndryshimet janë pjesë e një ekipi, ne jemi një ekip, pozicionohemi në pozicione të ndryshme, e rëndësishme është që kemi trajner, i cili na ka çuar në dhjetë garat e fundit fitues dhe ne do të vazhdojmë te jemi besimplotë që edhe garën e ardhshme do ta fitojmë.

Për sa i përket Grupi Parlamentar besoj edhe siç jeni njoftuar, nesër që në 8:30, që në mëngjes kemi një mbledhje urgjente të Grupit Parlamentar, ku do të diskutojmë edhe propozimet për sa i përket drejtuesve te grupit, të cilët kalojnë me votën e Grupit Parlamentar. Kam që në orën 10:00 në sallën e kongresit dhe ju keni më shumja informacione, unë përgjigjem për ato që di.

Besoj se e kuptuat që jemi një forcë jashtëzakonisht e organizuar, e qartë se çfarë kërkojmë, e qartë se çfarë duam, kështu që ju mund të vazhdoni të bëni pyetjet tuaja, por unë do të vazhdoj të bindem për ato që Sekretari i Përgjithshëm mbulon dhe kam mundësi tu përgjigjem.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat