Analisti Ben Andoni tha se ndryshimet në qeverinë Rama janë një make up për ekzekutivin e tij për të treguar se do të ketë një frymë të re.
Andoni: Shpjegimet do të jepen pak kohë më pas, por Rama me ndryshimet që bëri në momente e fundit, ku PS-ja më shumë tregoi suksese e saj, edhe pse kishte kritika për njerëzit që përballen me drejtësinë, ndërsa Rama bëri ndryshime në pak minuta. Ky mendoj se është një make up për ekzekutivin e tij për të treguar se do të ketë një frymë të re.
Rama në një moment tha se nga 800 mijë vota që është rezervuari i votuesve të PS-së, Rama tha se do të marrin 1 milionë vota, çka mendoj se është shumë larg, sidomos me uljen e popullsisë.
Të thërrasësh modelin e ri do të thotë të kesh modele të reja. Rama po mundohet të tregojë se ka ndryshim në PS dhe me individë që kanë të shkuar teknike, jo politike.