Një i burgosur në burgun e sigurisë së lartë në qytetin e Burrelit prej më shumë se një muaji ndodhet në grevë urie.
Gazetari Enver Doçi raporton për Balkanweb se bëhet fjalë për Valmir Hoxha.
Ai vuan dënimin në këtë burg pas transferimit që i është bërë nga burgu i Reçit në Shkodër.
Ai kërkon që të transferohet pranë burgut të Reçit pasi ka edhe familjen aty, por deri tani autoritetet nuk e kanë aprovuar transferimin e tij.