Shpërthim me lëndë plasëse në Velipojë, në objektiv lokali i 35-vjeçarit

Shqipëria

Shpërthim me lëndë plasëse në Velipojë, në objektiv lokali i 35-vjeçarit

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 07:23
Foto ilustrim

Një incident është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Velipojë.

Në lokalin në pronësi të një 35-vjeçari është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, dhe për pasojë raportohet vetëm për dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45 në fshatin “Rrjoll” të Velipojës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat