Banorët e Krujës e Fushë Krujës dolën dje (29 korrik 2024) sërish në protestë duke bllokuar aksin Thumanë-Kashar.
Protesta nisi rreth orës 18:00, ndërkohë që në vendngjarje ishte një prezencë e madhe të forcave të policisë.
Banorët pretendojnë se me aksin e ri Thumanë Kashar ata po falimentojnë, pasi për ta ky aks nuk do të ketë hyrje dhe dalje, pra u privohet lëvizja e lirë. Një protestë e tillë u mbajt edhe në datën 24 korrik, ku banorët patën dhe përplasje me policinë.
Policia ka shoqëruar disa personave që morën pjesë në protestën e banorëve të Krujës e Fushë Krujës, të cilët bllokuan aksin Thumanë Kashar.
Nuk dihet numri i saktë i të shoqëruarve, por banorët po dalin nga shtëpitë e tyre për t’u shoqëruar në Komisariat.