Situata në Shëngjin është përkeqësuar gjatë natës, përsa i përket përhapjes së flakëve.
Edhe pas ndërhyrjes me helikopter ka qenë e pamundur izolimi i plotë i vatrave të zjarrit.
Për shkak të erës së fortë gjatë mbrëmjes, zjarri është riaktivizuar sërish në disa zona të malit.
Flakët janë afruar pranë hoteleve dhe banesave në Ranën e Hedhun, ndërkohë janë evakuuar banorët e zonës si dhe turistët.