“E kam shlyer dënimin, dua të lirohem” - Seanca për Dritan Dajtin sërish online! Autoritetet, frikë nga arratisja

Shqipëria

“E kam shlyer dënimin, dua të lirohem” - Seanca për Dritan Dajtin sërish online! Autoritetet, frikë nga arratisja

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 10:39
Dritan Dajtin

Në Gjykatën e Elbasanit zhvillohet sërish seanca ndaj Dritan Dajtit, i cili akuzohet se është autor i vrasjes së 4 policëve në gusht të vitit 2009.

Dajti ka kërkuar lirimin nga qelia me pretendimin se i ka mbaruar dënimi me 25 vite burg, vendim i dhënë nga Gjykata e Apelit, e cila pranoi kërkesës e tij për gjykim të shkurtuar.

Seanca do të zhvillohet edhe këtë radhë me skype pasi autoritetet nuk mundësojnë transportin e tij në gjykatë nën frikën e një arratisjeje të mundshme.

“Nga përmbajtja e shkresës “Dinamika e vuajtjes së dënimit për të dënuarin” rezulton se nga data e arrestimit, datë 07.08.2009, deri më datë 30.04.2024 i dënuari ka vuajtur gjithësej 24 (njëzet e katër) vjet, 8 (tete) muaj e 13 (trembëdhjetë) ditë”, thuhet në kërkesën për lirim nga qelia.

Gjithashtu, Dritan Dajti dhe avokati i rij Alban Kapxhiu, i kanë bërë kërkesë më 4 korrik 2024 drejtorit të burgut të Peqinit lëshimin e urdhërit per kryerjen e procedures se lirimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat