Pamjet tmerruese nga zjarri në Shëngjin/ Gjekmarkaj bën thirrje: Duhet ndërhyrje urgjente

Shqipëria

Pamjet tmerruese nga zjarri në Shëngjin/ Gjekmarkaj bën thirrje: Duhet ndërhyrje urgjente

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 11:02
Shëngjin

Flakët në Shëngjin kanë dalë jashtë kontrollit, duke rrezikuar tashmë çdo gjë që u del përpara.

Deputeti i zonës, nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj ka kërkuar reagim urgjent për situatën dramatike.

“Një natë e frikshme në Shëngjin nga zjarri që nuk dominohet. Qeveria është e zënë duke ndezur zjarret e propagandës për të na rrëfyer një Shqipëri që nuk ekziston duke fshehur atë që është e cila mbetet e pambrojtur nga njeriu abuziv dhe nga fatkeqësitë natyrore.

Si deputet i zonës i bëj thirrje Kryeministrit të ngrihet në lartësinë e përgjegjësisë dhe të aktivizojë çdo mjet, të kërkojë çdo ndihmë për të mbrojtur, jetën dhe pronën e qytetarëve të Shëngjinit,” shkruan Gjekmarkaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat