Fredi Beleri kundër zgjedhjeve në Himarë/ Sot seanca e dytë, avokatja: Të pezullohet dekreti i presidentit

Shqipëria

Fredi Beleri kundër zgjedhjeve në Himarë/ Sot seanca e dytë, avokatja: Të pezullohet dekreti i presidentit

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 11:27
Bajram Begaj dhe Fredi Beleri

Fredi Beleri kërkon të pezullojë dekretin e presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve për bashkinë e Himarës më 4 gusht. 

Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën Administrative, ku do të shqyrtohet pretendimi i Belerit.

Avokatja e Fredi Belerit dhe PBDNJ, Klodiana Gjyzari tha se  “Presidenti caktoi një date pa skaduar afati që Fredi Beleri te ankimoi vendimin e KQZ, ka te drejte deri me 5 gusht ora 16:00”

Më 5 korrik, Presidenti Bajram Begaj dekretoi 4 gushtin si datë për zgjedhjet e reja në Himarë. Vendimi i presidentit erdhi pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi heqjen e mandatit të Belerit si kryebashkiak i Himarës, pas dënimit të tij me formë të prerë me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat