Mblidhet ditën e nesërme Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ja çfarë do të diskutohet

Shqipëria

Mblidhet ditën e nesërme Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ja çfarë do të diskutohet

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 13:00
Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet të mërkurën për të pezulluar nga detyra kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, i cili u vu në pranga një ditë më parë, pasi emri i tij doli në komunikimet në Sky Ecc gjatë përpjekjeve për të pushuar një hetim.

Por, veç diskutimit për të pezulluar Zarkën, gazetarja Anila Hoxha raporton se në mbledhjen e nesërme do të emërohet si prokurore në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Anita Jella.

Po ashtu, do të diskutohet për të mos caktuar në SPAK prokurorin e Tiranës, Ndini Tavani, i cili më herët ishte renditur si fitues dhe me pikët e plota.

Tavani nuk është konsideruar nga komisioni i SPAK dhe kjo do të thotë se do të ketë diskutime që në vend të tij të emërohet Bledur Maksuti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat