Berisha dhe Malltezi mbeten në “arrest shtëpiak”, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë

Shqipëria

Berisha dhe Malltezi mbeten në “arrest shtëpiak”, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 15:18
Berisha dhe Malltezi

Gjykata e Posaçme la në fuqi vijimin e masave të sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar pas vendimit të marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Ish-kryeministri dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Kjo, në kohën kur Berisha ishte kryeministër, kanë kryer shkelje në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit të klubit “Partizani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat