Furgoni përplaset me automjetin në Këlcyrë, pesë të plagosur

Shqipëria

Furgoni përplaset me automjetin në Këlcyrë, pesë të plagosur

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në afërsi të fshatit Kodër janë përplasur mjeti tip furgon me drejtues shtetasin G. F., dhe automjeti me drejtues shtetasin S. O.

Si pasojë janë dëmtuar 5 persona, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore.

Fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat