Dalin pamjet - Kjo është situata sot në Shëngjin, pas “ferrit” të djeshëm

Shqipëria

Dalin pamjet - Kjo është situata sot në Shëngjin, pas “ferrit” të djeshëm

Nga: Bota sot Më: 30 korrik 2024 Në ora: 16:27 Përditësuar në ora: 08:22 më 31.07.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Shëngjini sot pa vatra zjarri të aktivizuar - por, rreziku mbetet

Mëngjesi në Shëngjin është sot i qetë dhe pa vatra zjarri të aktivizuara, por rreziku mbetet.

A2CNN thekson se zona e Portit të Shëngjinit, një ditë më parë ishte një prej vatrave më të nxehta të zjarrit, për shkak të përhapjes së flakëve në vijën e parë të bregut, duke rrezikuar turistët, banorët, resortet dhe banesat.

“Gjatë mbrëmjes së shkuar ishte zona pranë portit të Shëngjinit një prej vatrave më të nxehta të zjarrit. Mëngjesi është i qetë në Shëngjin ekipet kanë punuar gjatë gjithë natës. Mëngjesi është më i qetë dhe më i organizuar sa u përket edhe vatrave që mund të jenë aktive. Pranë kishës së Shëngjinit janë grumbulluar zjarrfikësit dhe ushtarët. Ekipet e zjarrfikësve dhe ushtarakë janë në gatishmëri për të monitoruar situatën e kodrave ka qenë një perimetër i gjerë flakësh”.

Ekipet e zjarrfikësve dhe ushtarëve janë në gatishmëri, pasi ekziston frika për rindezje të vatrave për shkak të erës së fortë që pritet gjatë mesditës.

“Vazhdon të jetë rrezik për vatrat në dukje të shuara, por Shëngjini është një zonë ku dendësia e erës është e vazhdueshme dhe mund të ketë rikthim të zjarreve. Të lënduar nuk ka pasur, por mund të ketë pasur ndonjë asfiksim të lehtë. Ka qenë një situatë e jashtëzakonshme gjatë drekës e pasdites e flakët resortet dhe mbërritën te vija e parë e bregut, duke djegur shezllone e beach bare”, njoftojnë gazetarët e A2CNN.

Mesditën e djeshme pati një përhapje masive të flakëve të zjarrit në Shëngjin dhe situata ishte tepër e rrezikshme.

U desh ndërhyrja nga ajri me dy avionë Canadair të ardhur nga Italia dhe helikopteri që ndihmuan për të vënë nën kontroll situatën e zjarreve në orët e vona të pasdites së djeshme.

Zjarri në Shëngjin, reagon Ministria e Mbrojtjes: Shmanget rreziku për banesat dhe bizneset!

Situata e krijuar nga zjarret në disa zona të vendit, por veçanërisht në Shëngjin ka shënuar përmirësim në orët e mbrëmjes, pas punës së pandërprerë të qindra forcave operacionale në terren si dhe ndërhyrjes së dy avionëve Canadair të ardhur nga Italia, pjesë e mbështetjes nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile.

Kjo është bërë me dije nga Ministria e Mbrojtjes, e cila thekson se është shmangur rreziku për banesat dhe bizneset.

Sipas ministrisë, gjatë ditës së nesërme do të nis ndërhyrja nga ajri për të bërë të mundur neutralizimin e zjarreve.

“Është shmangur fatmirësisht rreziku për banesat dhe bizneset. Në orët e para të mëngjesit të nesërm do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri me mbështetjen e palës italiane dhe nga toka e qindra forcave operacionale. Është bërë e mundur shuarja e flakëve në vatrën e zjarrit në Kaninë, bashkia Vlorë, ku zjarri përfshiu një sipërfaqe me ullinj si dhe në Nikël, ku u raportua një tjetër vatër zjarri, gatë ditës së sotme”, njoftoi ministria.

"Ferr" në Shëngjin, radhë kilometrike në autostradë, mbërrin ndihma evropiane me 2 avionë, OSSH heq energjinë elektrike

Radhë të gjata makinash, kryesisht me turistë të huaj janë krijuar pasditen e së martës në zonën Shëngjinit, në tentativë për t’u larguar për shkak të situatës së rënduar nga zjarret.

Prej më shumë se 4 ditësh zjarret në kodrën e Shëngjinit vijojnë të djegin sipërfaqe të mëdha me pyje e shkurre, teksa flakët ditët e sotme janë afruar në hotelet dhe resortet e mbushuara me turistë.

Evakuimi i turistëve dhe banorëve ka nisur që mesnatën e kaluar, teksa fatmirësisht deri në këto momente nuk ka të dhëna për të lënduar nga zjarret apo të intoksikuar nga tymi.

Qindra zjarrfikës nga Lezha, Shëngjini dhe qytetet përreth, të ndihmuar dhe nga Forcat e Armatosura po punojnë për të vënë zjarret në kontroll, teksa as ndërhyrja nga ajri nuk ka ndihmuar në stabilizimin e situatës.

Deri në këto moment është djegur një lokal dhe një shtëpi trekatëshe, teksa flakët vijojnë t'i afrohen gjithnjë e më shume qendrës së Shëngjinit.

Ndërkohë, dy avionë të llojit Canadair, të mbrojtjes civile europiane kanë nisur betejën me flakët në Shëngjin, pak minuta më parë.

Avionët të aftë të ulen në sipërfaqen e detit për t’u furnizuar, po hedhin sasi të mëdha uji, në zonat ku flakët tashmë ndodhen pranë banesave.

Situata në Shëngjin shfaqet shumë e rrezikshme, ku një shtëpi dhe një lokal janë djegur, teksa zjarri vijon të përhapet me shpejtësi, i ndihmuar edhe nga era.

Dhjetëra zjarrfikës dhe një helikopter po punojnë prej ditësh për të vënë flakët në kontoll, teksa po vijon evakuimi në masë i banorëve dhe turistëve të huaj.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka njoftuar se ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin, për shkak të zjarrit që e ka përfshirë atë.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë pas kërkesës së strukturave të rendit, si masë e nevojshme sigurie për të shmangur rreziqet e mëtejshme në zonën bregdetare, ku flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë arritur deri në bregdet.

“Ekipet tona ndodhen në terren, në mbështetje të grupeve të emergjencës së krijuar për shuarjen e zjarreve”, thotë OSSH.

Situatë apokaliptike në Shëngjin/ Flakët përfshijnë banesat, momenti kur zjarrfikësit bllokohen mes zjarrit

Flakët kanë dalë nga kontrolli duke përfshirë edhe banesat në Shëngjin.

Ndërsa bëhet thirrje për evakuim, zjarrfikësit edhe policia ndodhen në terren për të ndihmuar banorët të largohen.

Aktivizohen vatra të reja zjarri pranë portit të Shëngjinit, rrezik shpërthimi i cisternave të gazit

Tashmë janë aktivizuar vatra të reja në një pjesë pranë portit të Shëngjin.

Zjarri është pranë banesave, ku rrezikohen disa prej tyre, e shumë pranë ndodhet dhe një pikë karburanti.

Po ashtu është rritur gatishmëria pranë portit, për shkak të cisternave të gazit.

Situata u përkeqësua ditën e sotme nga erërat e forta, të cilat përhapën zjarrin afër banesave. Deri më tani raportohet një “beach bar” të djegur dhe disa çadra.

Mali i Shëngjinit vijon të jetë i pushtuar nga flakët dhe tymi, ndërsa pushuesit dhe turistët kanë braktisur bregdetin, vetëm me disa prej tyre vijojnë të pashqetësuar të bëjnë plazh apo të ecin në breg të detit.

Ministria e Mbrojtjes tashmë ka dërguar dy avionë dhe një helikopter për shuarjen e zjarrit, pasi situate doli jashtë kontrollit.

Zjarri del jashtë kontrollit në Shëngjin/ Ndërhyn helikopteri Cougar dhe dy avionë Canadair, 40 mjete zjarrfikëse dhe 150 forca në terren

Pavarësisht punës së pandërprerë të forcave opreaionale në terren, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, situata në vatrën e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin është problematike, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Përveç forcave zjarrfikëse të pushtetit vendor është angazhuar për shuarjen e flakëve edhe helikopteri Cougar, por si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur, duke rrezikuar edhe zonat e banuara dhe bizneset në zonë. U morën masat në kohë për evakuimin e tyre, duke bërë të mundur shmangien e rrezikut.

Ditën e djeshme operuan 20 mjete zjarrfikëse gjatë gjithë natës me 60 forca zjarrfikëse. Ndërsa sot veç helikopterit Cougar po punojnë edhe 40 mjete zjarrfikëse dhe 150 forca operacionale.

Pas kërkesës drejtuar Mekanzimit Evropian të Mbrojtjes Civile pritet të mbërrijnë shumë shpejt dy avionë Canadair për ndërhyrje nga ajri. Situata vijon të mbetet problematike pavarësisht gjithë angazhimit në nivel kombëtar.

U bëjmë thirrje banorëve të bashkëpunojnë me forcat e policisë dhe zjarrfikësit në rast nevojë për evakuim. Mirënjohje partnerëve tanë të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile për ndihmën e dhënë!

Puna po vijon edhe në disa vatra të tjera të vijojnë të jenë aktive në qarqet Korçë, Shkodër, Gjirokastër, Elbasan.

Situatë kritike në Shëngjin, momenti kur flakët i afrohen hoteleve dhe resorteve

Shëngjini po përballet me situatë kritike këtë të martë.

Forcat zjarrfikëse janë prej orësh në luftë me flakët, që po vijojnë të hapen me shpejtësi të madhe edhe në zonën e rrugës Shëngjin-Velipojë, po ashtu është aktivizuar një tjetër vatër zjarri e re në anën tjetër të malit.

Edhe pse po punohet nga toka dhe ajri, situata mbetet kritike në këtë zonë, ku zjarri po afrohet dhe pranë disa bizneseve dhe banesave.

“O Zot”, banorët dhe turistët mes lotëve lënë gjithçka në Shëngjin, vrapojnë t’u shpëtojnë flakëve

Banorët dhe turistët janë evakuuar nga zona e përfshirë nga flakët në Shëngjin.

Zjarri ka përparuar me shpejtësi të madhe drejt resorteve dhe hoteleve, duke djegur beach bare dhe çadra e shezllone.

Digjet ‘beach bari” dhe çadrat e një resorti në Shëngjin, flakët rrezikojnë edhe hotelin

Situata në Shëngjin sa vjen dhe bëhet më alarmante, pasi era e fortë favorizon përhapjen e flakëve me shpejtësi.

Një ‘beach bar’ dhe çadrat e një resorti po digjen aktualisht, ndërkohë që flakët rrezikojnë hotelin që ndodhet shumë pranë vatrave të zjarrit.

Forcat zjarrfikëse janë prej orësh në luftë me flakët, që po vijojnë të hapen me shpejtësi të madhe edhe në zonën e rrugës Shëngjin-Velipojë, po ashtu është aktivizuar një tjetër vatër zjarri e re në anën tjetër të malit.

Edhe pse po punohet nga toka dhe ajri, situata mbetet kritike në këtë zonë, ku zjarri po afrohet dhe pranë disa bizneseve dhe banesave.

Situatë alarmante në Shëngjin/ Flakët përpijnë çfarë gjejnë para, pamje të frikshme

Shëngjini po përballet me situatë alarmante këtë të martë.

Forcat zjarrfikëse janë prej orësh në luftë me flakët, që po vijojnë të hapen me shpejtësi të madhe edhe në zonën e rrugës Shëngjin-Velipojë, po ashtu është aktivizuar një tjetër vatër zjarri e re në anën tjetër të malit.

Edhe pse po punohet nga toka dhe ajri, situata mbetet kritike në këtë zonë, ku zjarri po afrohet dhe pranë disa bizneseve dhe banesave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat