​Elisa Spiropali zgjidhet kryetare e Kuvendit të Shqipërisë

Shqipëria

​Elisa Spiropali zgjidhet kryetare e Kuvendit të Shqipërisë

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 18:15
Elisa Spiropali

Kuvendi i Shqipërisë, ka miratuar emërimin e Elisa Spiropalin si kryetare të Parlamentit.

Ajo u zgjodh me 75 vota pro, 4 kundër dhe asnjë abstenim.

Gjatë votimit opozita ka shkaktuar tensione në sallë, teksa ka bllokuar foltoren.

Spiropali zëvendëson në këtë detyrë Lindita Nikollën, e cila njoftoi se do të largohej nga drejtimi i Kuvendit për arsye shëndetësore. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat