“Teatri i sotëm është ana tjetër e medaljes së pazarit Rama-Berisha”. Kështu e konsideroi Lulzim Basha, kreu i demokratëve euroatlantikë atë që ndodhi në seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar, ku u miratuan ndryshimet në Qeveri dhe u votua për Elisa Spiropalin si Kryetare e Kuvendit.
Në një reagim, Basha thekson se shqiptarët janë të neveritur nga shfaqjet e dala boje.
Basha ironizon po ashtu deputetët e Sali Berishës, të cilët protestuan gjatë seancës së sotme, por vetëm pak ditë më parë bashkuan votat me Ramën për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Sipas tij, këto janë shfaqje të dala boje, pasi teatri i sotëm ishte ana tjetër e medaljes së pazarit Rama-Berisha për amnistinë dhe mbylljen e listave.