Zjarret në Lezhë, Balla: Janë 5 vatra aktive, problem mbetet kurora me pisha. Kontakte edhe me KFOR-in

Shqipëria

Zjarret në Lezhë, Balla: Janë 5 vatra aktive, problem mbetet kurora me pisha. Kontakte edhe me KFOR-in

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 20:25
Taulant Balla

Taulant Balla, ministri në detyrë i Brendshëm, duke reaguar lidhur me situatën e zjarrjeve në Qarkun e Lezhës, tha se me situatën që jemi duhet një ndërhyrje nga ajri.

Balla tha se është një operacion i vështirë, ku era favorizon flakët.

“Në kushtet e kësaj ere kemi një përhapje të flakëve. Po punohet në mënyrë të pandërprerë. Janë 5 vatra zjarri aktive. jam shumë i shqetësuar për vatrat në Kurorën mbi qytet, gjithashtu kemi situatë në Ramën e Hedhun, apo edhe në Shëngjin”, tha Balla.

Ai u shpreh se nga vlerësimi paraprak nuk kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme. Sipas tij, të gjithë strukturat janë në krye të detyrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat