Rrezikuan të mbyteshin pasi iu këput timoni i mjetit lundrues, shpëtohen 6 turistët në Ksamil

Shqipëria

Rrezikuan të mbyteshin pasi iu këput timoni i mjetit lundrues, shpëtohen 6 turistët në Ksamil

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 21:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjashtë persona janë shpëtuar nga policia pasi timoni i mjetit lundrues me të cilin po udhëtonin pësoi defekt. 

Turistët kishin dalë për guidë turistike dhe shoqëroheshin nga drejtuesi i mjetit lundures, Të gjithë ata u transportuan së bashku me mjetin e tyre lundrues, në gjendje të mirë shëndetësore, në breg.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë dhe Njësia Speciale për Kufirin dhe Migracionin DELTA u nisën menjëherë në drejtim të adresës së dhënë, përballë fshatit turistik Kep Merlin, në Ksamil.

Në vendin e quajtur Fanari, në Ksamil, konstatuan mjetin lundrues tip vark, i cili kishte pësuar defekt në timon, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat