Berisha: Në rrëfimin e Arben Ahmetajt, Altin Dumani paraqitej më i zi, më kriminel se Nuredini, kushëriri i tij

Shqipëria

Berisha: Në rrëfimin e Arben Ahmetajt, Altin Dumani paraqitej më i zi, më kriminel se Nuredini, kushëriri i tij

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 21:23
Kryetari i PD-së, Sali Berisha

Kryetari i PD-së, Sali Berisha theksoi se në rrëfimin e Arben Ahmetaj, kreu i SPAK, Altin Dumani paraqitet më i zi se vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani.

‘Në rrëfimin e Arben Ahmetajt, Altin Dumani paraqitej më i zi, më kriminel se Nuredini, se kushëriri i tij’, u shpreh Berisha në protestën te ‘Rruga e Shpresës’ tha ai.

Berisha: Miq, akti kriminal i Altin Dumanit në rrëfimin e Arben Ahmetajt, Altin Dumani paraqitej më i zi, më kriminel se Nuredini, se kushëriri i tij. Nuredini paguhej për të marrë jetë njerëzish, zinte prita dhe qëllonte, kurse ky lake i poshtër, në zbatim të urdhrit të Edi Ramës luan me koka turku për të ushqyer psikologjinë popullore. 

Për të mbrojtur Erion Veliajn. Për të mbrojtur Engjëll Agaçin. Për të mbrojtur pronarët e vërtetë të vjedhjes së shekullit. Ky lake i Edi Ramës arreston një zonjë që paguhej si rrogëtare në këtë ndërmarrje, ndërkohë lejon pagesën çdo muaj të parave të taksapaguesve shqiptarë në ndërmarrjen Rama-Veliaj, djegësin e Tiranës, paçka se ato përfundojnë të gjitha në konto bankare jashtë vendit dhe djegësi nuk ndërtohet. A nuk është kjo autopsia e një kërme e drejtësisë së re?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat