“Nuk flemë këtu sonte” Banorja në Shëngjin: Zjarri nisi i vogël, por se fiku njeri, flakët jashtë kontrollit

Shqipëria

“Nuk flemë këtu sonte” Banorja në Shëngjin: Zjarri nisi i vogël, por se fiku njeri, flakët jashtë kontrollit

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 23:41
Qytetare

Një banore në Shëngjin për Ora News tha para tre ditësh zjarri ishte shumë i vogël, por u shtua në ditët në vazhdim pasi nuk u kujtua njeri për të.

Ajo shtoi se sot erdhi ministri i Brendshëm, që nuk e di ka dhënë dorëheqjen, se ai ishte duke bërë sfilatë se situatë është shumë keq.

“Ishte vetëm një vatër para 3 ditës dhe ishe shumë e thjeshtë për tu fikur. Kam ardhur për pushime. Ata nuk e fikën dhe në mëngjes u bënë 4. Gjatë natës mbrëmë ka marrë gjithë Rana e Hedhura dhe janë djegur 4-5 shtëpia. Banesat tona janë këtu, por banorë janë edhe ata. Çdo njeri kërkon që të mbrojë vendin.

Sot erdhi ministri i Brendshëm, që nuk e di ka dhënë dorëheqjen, se ai ishte duke bërë sfilatë se situatë është shumë keq. Helikopteri nuk ka forcë që ta fikë, nuk e di se ku do të shkojë. Banesat edhe hotelet nuk janë të sigurta, se ka shumë njerëz që flenë aty. Qeveri të marrë masa për fikjen e zjarrit se ka edhe erë. Unë sonte do të fle të baba në Gjadër.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat