Surprizat e motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Shqipëria

Surprizat e motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 08:08
Ilustrim

Ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti është i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve me diell. Edhe për ditën e nesërme do të ndikohemi nga e njëjta situatë meteorologjike, me mot të kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë mesatare-kalimtare, në qendër të vendt në orët e mesditës.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-jugperëndim 1-5m/s, ndërsa në lugina, male dhe bregdet fiton shpejtësi deri 8m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 15 deri 34°C

Në zonat e ulëta 17 deri 38°C

Në zonat bregdetare 20 deri 36°C

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat