Shtëllunga të mëdha dhe të zeza tymi kanë pushtuar autostradën Tiranë-Durrës mëngjesin e sotëm. Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen dhe sqaron se kishte rënë zjarr në një fabrikë për prodhimin e këpucëve.
Policia dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit apo nëse ka persona të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 31.07.2024, në fshatin Picar, ka rënë zjarr në një fabrikë për prodhimin e këpucëve. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.