Rrëzohet nga lartësia punëtori dhe humb jetën, arrestohet administratori i firmës në Tiranë

Shqipëria

Rrëzohet nga lartësia punëtori dhe humb jetën, arrestohet administratori i firmës në Tiranë

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 10:01
Ilustrim

TIRANË- Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Dh. M., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

Ditën e djeshme, në firmën në administrim nga 47-vjeçari, në afërsi të Liqenit të Thatë, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar .

Aty ka humbur jetën shtetasi A. Sh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat