Pemë të kthyera në hi, zjarrfikësit në Shëngjin ndodhen ende në terren

Shqipëria

Pemë të kthyera në hi, zjarrfikësit në Shëngjin ndodhen ende në terren

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 11:07
Shëngjin

Pas orëve luftë me flakët në Shëngjin, duket se nata ka qetësuar gjendjen, pasi disa zona tashmë janë nën kontroll.

Situata e zjarreve po shkojnë drejt përmirësimit.

Në Ranën e Hedhun, ku situata dje ishte me kritike, deri më tani duket të jetë nën kontroll situata, edhe pse era fryn e fortë herë here pas here.

Edhe në qendër pranë kishës katolike, ku zjarri u aktivizua mbrëmë në orët e vona, flakët janë vënë nën kontroll.

Vijon ende puna e zjarrfikësve në terren, por me intensitet më të ulët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat