Betohen ministrat e rinj të kabinetit qeveritar në Shqipëri

Shqipëria

Betohen ministrat e rinj të kabinetit qeveritar në Shqipëri

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 12:47
Ceremonia e betimit u zhvillua në orën 10:00 në ambientet e Presidencës.

Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar u betuan sot para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Ceremonia e betimit u zhvillua në orën 10:00 në ambientet e Presidencës.

Para Presidentit Begaj u betuan, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministri i Financave, Petrit Malaj dhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

Ndryshimet e reja në qeveri u votuan dje në Kuvend, pasi morën dekretin e Presidentit Begaj me propozim të kryeministrit Edi Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat