KLP ka lexuar relacionin për të pezulluar nga detyra prokurorin e Vlorës Aurel Zarka pas arrestimit të tij me urdhër te SPAK, i dyshuar për ushtrim ndikimi te paligjshëm ne 3 raste.
Këshilli vendosi me 8 vota pro pezullimin e Drejtuesit te prokurorisë se Vlorës Aurel Zarka nga detyra.
Ky pezullim zgjat deri ne rënien e shkakut për te cilin është vendosur.
Ndërkohë qe u pezullua nga detyra, Aurel Zarka del para GJKO për tu njohur me masën e sigurisë arrest me burg, ai përfaqësohet nga avokati Julian Mërtiri.