Këtë vit, eksportet e frutave shënuan rritje krahasuar me një vit më parë.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, tha se, eksportet e frutave dhe perimeve gjatë muajit qershor arritën një sasi prej 47,030 tonësh, me një vlerë prej 2.2 miliardë lekësh.
Sipas saj, performanca pozitive e sektorit bujqësor, ishte me një rritje prej 31% krahasuar me qershorin e vitit 2023.
Kjo tregon punën e fermerëve tanë për të ofruar cilësi konkurruese të produkteve shqiptare në tregun ndërkombëtar.