Protesta para Bashkisë Tiranë, policia me plan masash, ja rrugët ku bllokohet qarkullimi

Shqipëria

Protesta para Bashkisë Tiranë, policia me plan masash, ja rrugët ku bllokohet qarkullimi

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 08:51
Foto nga arkiva

Ditën e sotme mbahet protesta para Bashkisë Tiranë. Policia ka njoftuar planin e masave, ndërsa ka bërë me dije rrugët ku do të bllokohet qarkullimi.

Njoftimi:

Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat