Protesta e 19 para Bashkisë Tiranë, mbyllet pa incidente tubimi i opozitës

Shqipëria

Protesta e 19 para Bashkisë Tiranë, mbyllet pa incidente tubimi i opozitës

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 12:04
Policia

U zhvillua sot protesta e 19 në radhë para Bashkisë së Tiranës. Për gati një orë opozita protestoi para bashkisë, ndërsa nuk pati incidente dhe as djegie gomash.

Gazetari Osman Stafa, raporton se kërkesë kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ndalja e tij para drejtësisë.

Ndryshe nga herët e kaluara, Veliaj ishte në zyrë në kohën kur u zhvillua tubimi i opozitës.

Ndërkohë, policia ishte vendosur gardh para godinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat