Protesta para Bashkisë Tiranë, Balliu: Berisha në “Arrest shtëpie”, sepse kërcënon korrupsionin e zyrtarëve

Shqipëria

Protesta para Bashkisë Tiranë, Balliu: Berisha në “Arrest shtëpie”, sepse kërcënon korrupsionin e zyrtarëve

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 12:05
Koordinatori rajonal në PD për Tiranën, Klevis Balliu

Koordinatori rajonal në PD për Tiranën, Klevis Balliu, në fjalën e tij nga protesta para Bashkisë Tiranë, u shpreh se sot nuk ka më arsye se përse qytetarët të mos dalin në protestë.

Ai u shpreh se Prokuroria e Posaçme në vend që të merret me ata që vjedhin qytetarët, merr masa ndaj liderit të PD Sali Berisha.

Arsyeja për këtë sipas tij është fakti që Berisha kërcënon mafien e inceneratorëve dhe korrupsionit.

“Sot patë një lajm nga Mazniku si do të rrisë rrogat punonjësve të tij. Pamë lajmë për planet e qeverisë dhe asnjë qytetar nuk dëgjoi nëse ka ndonjë plan qeveria apo bashkia për punët e qytetit.

Në vend që SPAK të merret me hajdutët, merret me liderin e opozitës, sepse Berisha kërcënon mafien e inceneratorëve dhe korrupsionit.

Sot nuk është më pyetja pse të protestojmë, sot nuk ka më arsye se përse të mos protestojmë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat