Protesta e banorëve në aksin Librazhd-Elbasan, policia procedon 5 persona: Organizuan një manifestim të paligjshëm

Shqipëria

Protesta e banorëve në aksin Librazhd-Elbasan, policia procedon 5 persona: Organizuan një manifestim të paligjshëm

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 14:23
Protestuesit

Tensione ka pasur në protestën e organizuar ditën e djeshme nga banorët e fshatrave të njësisë administrative Polis.

Protestuesit kanë bllokuar qarkullimin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ndërkohë që policia ka shoqëruar disa prej tyre në komisariat. Shkak i protestës ka qenë bllokimi i rrugës hyrëse dytësorë në fshatin Mirakë.

Policia njofton se në lidhje me ngjarjen e djeshme, janë proceduar pesë persona për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të Paligjshme”.

“Komisariati i Policisë Librazhd referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: A. M., 38 vjeç, S. T., 21 vjeç, E. M., 23 vjeç, E. A., 28 vjeç dhe B. Rr., 36 vjeç, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të Paligjshme”, pasi ditën e djeshme, në fshatin Mirakë, kanë organizuar një manifestim të paligjshëm, me pretendimin se rruga që po bëhet nuk ka hyrje në fshat”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat