Zbardhet skema, si vëllezërit Çopja pastronin paratë duke i investuar në kompanitë e ‘vjetra’!

Shqipëria

Zbardhet skema, si vëllezërit Çopja pastronin paratë duke i investuar në kompanitë e ‘vjetra’!

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Prokuroria e Posaçme (SPAK) përveç vrasjeve të porositura nga vëllezit Franc dhe Hajadr Çopja, ka zbardh dhe skemën që përdornin për pastrimin e parave të aktivitetit të paligjshëm të trafikut të drogës.

Në lidhje me pastrimin e parave, thotë SPAK,  nga të dhënat e siguruara nga organi i akuzës, rezulton se kjo organizatë kriminale  ka investuar në Shqipëri një pjesë të të ardhurave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal i trafikut ndërkombëtar të drogës, kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme (nëpërmjet blerjes së pronave të ndryshme si apartamente, vila, bare e restorante dhe sipërfaqe toke), në qytetet Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

Nga kryerja e hetimeve intensive janë përftuar të dhëna me interes në lidhje me pasuritë, investimet dhe pasuritë e dy vëllezërve në Shqipëri, format e përdoruara prej tyre si dhe personat e përfshirë në procesin e pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Evidentohet përdorimi i sektorit të ndërtimit nga organizata kriminale, ku nëpërmjet personave të tretë ka injektuar dhe investuar shuma monetare të konsiderueshme cash për realizimin e punimeve të godinave të banimit në proces ndërtimi si dhe në ndërtimin e godinave/komplekseve të banimit prej fillimit.

Rezulton se, organizata kriminale ka investuar në çeljen e operatorëve ekonomik si dhe përdorimin e operatorëve ekonomik ekzistues me aktivitet në Shqipëri, të cilët “de jure” janë regjistruar në emër të lidhjeve të tyre shoqërore, miqësore dhe bashkëpunuese, duke mos ekspozuar poseduesit “de facto” dhe përdorimin e tyre si kamuflim/fshehje të natyrës së vërtetë të burimit dhe aktivitetit, me qëllim pastrimin e parave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Gjithashtu, evidentohet se, vëllezërit Çopja në raste të përsëritura ka realizuar transferimin e vlerave monetare të konsiderueshme cash nëpërmjet përdorimit të zyrave të këmbimit valutor (Exchange) brenda dhe jashtë vendit, duke ia dërguar personave të tij të besuar me qëllim, ndërmjet të tjerave edhe kryerjen e pagesës së vrasjeve të porositura si dhe kryerjen e investimeve për llogari të tyre në Shqipëri dhe jashtë saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat